-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ I dënuar me 4 vite nga drejtësia shqiptare, kapet 31-vjeçari në Spanjë

Kryesoret

Është arrestuar në Spanjë, Aleksdandër Frroku i kërkuar prej kohësh nga drejtësia shqiptare ndërkohë që Apeli e kishte shpallur fajtor me 4 vite dënim për vjedhje dhe bashkëpunim dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Po vijojnë procedurat me Interpolin e Madridit për ekstradimin e tij në Shqipëri.

‘Vijojnë operacionet policore të përbashkëta me homologët për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë me homologët spanjollë, është lokalizuar, kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin një i kërkuar, i dënuar me 4 vjet burgim.

Në kuadër të operacionit “Weekend”, në Spanjë u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.’, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit