Në vijim të hetimeve bazuar në provat që dispononte, dokumentoi me prova ligjore djegien e qëllimshme të automjetit.
Policia e Lezhës identifikoi, kapi dhe arrestoi dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
- Klaudio Gjokhilaj, 24 vjeç dhe Klaudio Kovaçi, 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Të dy autorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.