Gjykata e Posaçme ka lënë në ‘arrest me burg’ Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijakut.
Astrit Avdyli dyshohet nga SPAK, se ka krijuar kushte për vrasjen e Durim Bamit duke bashkëpunuar me Arben Ndokën.
Ai u arrestua tre ditë më parë në banesën e tij dhe në momentin e arrestimin i është gjetur një armë pa leje.
Gjatë seancës në GJKKO nuk ka dhënë asnjë deklarim.