-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kadare ndërroi jetë, Pirro Milkani shpreh ngushëllimet: Ka dhënë kontribut edhe në kinematografi

Kryesoret

Regjisorii mirënjohur Pirro Milkani ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Milkani i cili ndodhet në Pogradec ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit dhe theksoi se vitin tjetër edicioni i 15-të i festivalit të kulinarisë dhe filmit do t’i kushtohet krijimtarisë së Kadaresë.

‘Stafi organizatori të festivalit të Kulinarisë dhe Filmit në Pogradec shpreh ngushëllimet e thella dhe të sinqerta për humbjen e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Ky staf është themeluar para 14 vjetësh nga Fatos Baxhaku, Eno Milkani, Gerta Qyrko dhe po funksionon nga viti në vit më mirë. Vitin e ardhshëm, në edicionin e 15-të do të ketë ditë që do i kushtohen veprës kinematografike në thelb të së cilës është krijimtaria letrare e Ismail Kadares, i cili ka dhënë një kontribut të shkëlqyer me veprat e tija. Edhe një herë shprehim familjes Kadare ngushëllimet tona të sinqerta.’, shprehet Pirro Milkani.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit