Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për ndarjen nga jeta e shkrimatrit Ismail Kadare.
Kurti shkruan se “Humbëm shkrimtarin më të madh të gjitha kohërave, ndërsa bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë”.
Ai shprehet se Kadare ka mbyllur sytë por sytë tanë do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Kadares.
“Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë”, shkruan Kurti.