Ish-ambsadaorja e SHBA-së Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.
Ajo nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka ndarë fotot gjatë një takimi me Kadarenë ku shkruan se ai e vendosi Shqipërinë në hartën letrare.
“Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, por si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, ai kapërcen kohën dhe vendin. Është bukur të dish se shumë kohë pasi ai dhe ne të kemi ikur, dikush që nuk ka lindur ende do të marrë një nga librat e tij, ai mund të jetë “Prilli i thyer”?, ndoshta “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”?. Por jini të emocionuar, ashtu si të gjithë ne që patëm fatin të ndajmë kohën me Ismailin. Ai do të jetë i pavdekshëm”, shkruan ajo.