Ditën e sotme ka ndërruar jetë shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare në moshën 88-vjeçare.
Në orët e para të mëngjesit Kadare është gjetur i pajetë nga familjarët, ata kanë lajmëruar ambulancën por nuk mundën të bënin asgjë.
Shkrimtari i njohur ka lindur me 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër.
Ai është autor i disa veprave të njohura të cilat janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.
Kadare është fitues i disa shkrimeve ndërkombëtare dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit 20 dhe 21.