Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla me anë të një postimi ka folur rreth humbjes së shkrimtarit të njohur Ismail Kadares.
Nikolla e vlerëson Kadaren si shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave.
Ajo shprehet se “Me rrezatimin e përbotshëm të veprës së tij, Kadare e ngjiti letërsinë dhe kulturën shqiptare në majat e letërsisë, kulturës dhe qytetërimit botëror”.
Nikolla tha se me veprën që krijoi u ngjit në Olimpin e letrave shqiptare.