Ka nisur sfida mes Belhgjikës dhe Francës në stadiumin e Dyseldorfit, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024.
“Gjelat” arritën të siguronin kualifikimin duke u renditur në vendin e dytë të Grupit D, me 5 pikë të grumbulluara në total. Francezët arritën të merrnin një fitore me Austrinë dhe dy barazime me Holandën dhe Poloninë.
Belgjika nga ana tjetër, ka një rrugëtim pothuajse të njëjtë me kundërshtarët e sotshëm të tyre. Ata arritën të kualifikoheshin duke siguruar vendin e dytë të Grupit E, me 4 pikë të grumbulluara në total. Belgët morën një fitore me Rumaninë, një humbje me Sllovakinë dhe një barazim me Ukrainën.
FRANCA (4-3-1-2): Menja; Hernandez, Saliba, Upamekano, Kunde; Tçuameni, Kante, Rabio; Grizman; Mbape, Turam | Trajner: Didier Deshamp
BELGJIKA (4-3-3): Kastils; Theate, Vertonghen, Faes, Kastanje; Karrasko, Onana, De Bryjn; Doku, Lukaku, Openda | Trajner: Domeniko Tedesko
/Panorama Sport