Mëngjesin e sotëm u nda nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare.
Për humbjen e shkrimtarit ka reaguar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Osmani shprehet se Kadare ishte gjeniu shqiptar i cili veprën e vet ia kushtoi vendit e kombit.
“Me këtë dashuri, të cilën ai e ka shprehur gjithandej veprave të tij, ai i ka paraqitur vlerat e popullit të tij nëpër botë, duke e lartuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar, ndërsa të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë e i mosvarmë e mbrojti gjithandej botës, në qarqe intelektuale e kulturore, në ambiente politike e në letërkëmbimin e tij me personalitete të shquara botërore”, shkruan Osmani.
Më tej presidentja thekson se edhe populli i Kosovës sot është në zi sikur ai i gjithë shqiptar.