I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” deputeti, Xhavit Halili foli për ndikimin e shkrimtarit Ismail Kadare në Kosovë.
Halili tha se ai ka mbetur në mendjen e kosovarëve për veprat e tij.
“Së pari ai ka qenë që nga 81-shi ka qenë i deklaruar në mbështetje të Kosovës, kemi qenë në një situatë që një pjesë e njerëzve, politikanë, njerëz të UÇK-së dhe insistonin mos e nënshkruanin delegacionin dhe Kadareja ishte dakord që të nënshkruhej.
Kjo ka mbet në mendjen time dhe e të tjerëve, ai ka pasur dhe deklarime publike dhe kur ishte në Francë dhe debate me kolegët e tij për Kosovën.
Ai ka pas shumë mbështetje në Kosovë.” u shpreh ai