-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita e Ramës te Onkologjiku, Basha: A nuk iu premtoi shqiptarëve shëndetësi falas?

Kryesoret

Deputeti demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas vizitës së Ramës te Onkologjiku pasi skandalit të mjekëve që i dërgonin pacientët në klinikat e tyre private.

Sipas Bashës Rama shkoi te vendi i krimit me parulla të lodhura që ndonjëherë sipas interesave e ka fajin individi ose sistemi.

Basha u shpreh se skandali i Onkologjikut është dëshmia e fundit e degradimit të një sistemi korruptiv ku Rama nuk e mbajti premtimin dhe sot shqiptarët paguajnë nga xhepi 60% të shërbimeve.

“Sot për t’u hedhur hi syve shqiptarëve ka shpikur menaxherë të huaj. Siç është dëshmuar edhe më parë, pas çdo skemë të tillë është një tjetër plan abuzimi me paratë e shqiptarëve dhe më pak shërbim për ta.
A thua se nuk është ky që u premtoi shqiptarëve shëndetësi falas, e sot shqiptarët paguajnë nga xhepi 60% të shërbimeve për shëndetësinë.
Me qeverisjen e Edi Ramës, Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë u rritën me 82 për qind.
Shqipëria mban rekord për shpenzimet nga xhepi në krahasim me çdo vend tjetër në Europë.
Po aq kriminale është skema korruptive e barnave, që lejon futjen në treg të ilaçeve me origjinë jo të sigurtë, me cilësi të ulët dhe pa efekt, duke mos përfshirë në listën e rimbursimit barna për sëmundjet e rënda.” shkruhej në postimin e Bashës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit