Një punonjës i policisë së Kosovës është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë.
Zëdhënësi i Inspektoriatit të Policisë së Kosovës Arbër Beka ka thënë se sa u njoftuan me këtë rast ata menjëherë kanë vepruar për kryerjen e hetimeve.
Beka tha se si pjesë e procedurës është njoftuar AKSP dhe PK.
Ndërkohë policia kishte konfirmuar se një vajzë ishte zhdukur dhe rastin e kishte lajmëruar babai i saj.