-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asambleja e Republikës Sërpska e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”

Kryesoret

Asambleja Kombëtare e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, ka miratuar të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb, e cila doli nga një “Kuvend panserb” muajin e kaluar në Beograd.

Kjo deklaratë është miratuar më 8 qershor në Beograd në një takim të përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republikës Sërpska.

Deklarata përbëhet nga 49 pika ku përfshihet edhe Kosova de thuhet se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe që Kuvendi panserb mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Miratimi i kësaj Deklarate është dënuar nga anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, si dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit