Një atentat mafioz ka ndodhur në Greqi ku një person i cili po udhëtonte me motoçikletë ka vrarë me armë zjarri një burrë i cili udhëtonte me makinë.
Sipas informacioneve nga mediat greke, identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.
Në vendngjarje sipas Kathemirini janë gjetur 8 gëzhoja.
Autoritetet janë thirrur në vendngjarje në orën 8.30 të mëngjesit nga partnerja e viktimës, e cila kishte dhe makinën në pronësi.