Një 13 vjeçare ka mbetur e vdekur në vend pasi u godit nga rrufeja në një plazh në Greqi.
Mediat greke raportojnë se 13-vjeçarja së bashku me familjen e saj kishin shkuar në plazhin Poseidi në Halkidiki.
Pasi nisi shiu ata dolën nga plazhi dhe po nxitonin drejt makinës por rrufeja e goditi në kokë atë duke bërë që ajo të humbasë në çast jetën.
13-vjeçarja ka qenë vetëm një metër e gjysëm larg prindërve të saj kur ndodhi ngjarja.