-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë bën bujë në mediat botërore: Gdhendi atdheun e izoluar…

Kryesoret

Lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare u pasqyrua nga mediat prestigjoze nëpër botë.

Në një artikull të sajin prestigjozja “New York Times” e ka cilësuar Kadarenë si njeriun me të cilin Shqipëria duhej të përballej gjatë regjimit komunist.

“Novelisti dhe poeti shqiptar e gdhendi atdheun e tij të izoluar në Ballkan në hartën e letërsisë botërore, duke krijuar shpesh vepra të errëta dhe alegorike që tërthorazi kritikonin regjimin totatitar të atij vendi” – shkruan “New York Times”.

Ndërkohë prestigjozja franceze “Le Monde” e ka vendosur Kadarenë në një piedestal me shkrimtarët ikonë si Xhorxh Oruell dhe Franc Kafka.

“Në stilin e tij të sofistikuar të rrëfimit të ngjarjeve, Kadare përdorte metaforën dhe ironinë për të nxjerrë në pah natyrën e tiranisë së Enver Hoxhës që sundoi në Shqipëri nga 1945 deri në vdekje në 1985-ën” – vijon më tej shkrimi i prestigjozes franceze.

“Ai përdori metaforën dhe sarkazmën e heshtur për të rrëfyer për fatin grotesk të vendit dhe popullit të tij, nën diktatorin paranojak Enver Hoxha” – shkruan “France24”.

Lajmi është pasqyruar edhe nga agjenci të tjera ndërkombëtare si “Reuters”, “ANSA” e “The Guardian”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit