Policia e Kosovës po heton 2 raste vdekjeje të dyshimta në qytetin e Prizrenit të ndodhura në 1 korrik.
Një mashkull u gjend dje në rrugën “Shotë Galica”, rreth orës 12:30.
Në vendngjarje ka arritur policia, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, që kanë konfirmuar vdekjen.
Në një tjetër rast, në Gjakovë, një tjetër viktimë mashkull kosovar është gjendur pa shenje jete, në shtëpinë e tij, në rrugën “Albesian Mataj” rreth orës 08:10 minuta.