Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka pritur në takim në Tiranë të dërguarin e Posaçëm të qeverisë kineze për çështjet evropiane Wu Hongbo.
Hongbo vjen në Shqipëri në 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Hasani dhe Hongbo kanë vlerësuar angazhimin dypalësh për të punuar së bashku në mënyrë që të forcojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët dhe atë global.
Ata u fokusuan në nevojën e bashkëpunimit në fushën e turizmit, biznesit dhe tregtisë, për të krijuar hapësira në tregjet kineze për produktet shqiptare.