Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka reaguar pas deklaratave se në ambulancën ku po trasnportohej Kadareja për në spital muk kishte impiante të nevojshme për të trajtuar një pacient.
Ai hodhi poshtë akuzat e Bujar Hudhrit duek thënë se ambulanca i kishte të gjitha kushtet.
“Sa herë ka qenë e nevojshme kemi qenë prezent. Kam pasur një raport të tillë që për çdo isha prezent, nga interesimi që unë bëra, ka shkuar ekipi që ndodhej te qendra shëndetësore nr.8 që është pas shtëpisë. E ka gjet në kushte arresti, nga shtëpia në spital ka marrë 3 ampula të adrenalinës sipas protokollit, ventilimi dhe është dërguar një ekip i dytë në vendngjarje.
Ekipi i parë është shoqëruar drejt QSUT ka nisur trajtimi sipas protokollit të arrestit kardiak deri në një kohë që kanë vlerësuar që zemra nuk dha asnjë shenjë për tu kthyer në jetë. Përgënjeshtroj çdo deklaratë, besoj është dëshmitar edhe vetë familja Kadare që kanë falënderuar shërbimin e urgjencës herë pas herë dhe në veçanti atë ditë që ndodhi fatkeqësia. Me shenja jeta nuk bëhet reanimacioni kardiopulmonar.
E kemi ndjekur gjendjen e tij, kam qenë i përditësuar, ka pas ekip mjekësh që bënin vizita të rregullta sa herë shfaqej shqetësimi më i vogël. Hudhri vetëm të mos ketë pasur syze, se defilibratori ishte i montuar dhe ekipi mjekësor që bënte masazhin kardiak edhe gjatë transportit drejt spitalit. Hudhri ka ardhur më vonë pasi e ka gjetur ekipin në vendngjarje. Është zbatuar protokolli për të shpëtuar jetën e zotit Kadare.
Ambulanca ka aspiratorin, çantën me medikamente dhe sete të tjera që përdoron sa herë është e nevojshme, dy bombola oksigjeni 10 litroshe, dy bombola 2 litroshe që merret në rast urgjence që në banesë, ka një barelë, karrocë me rrota.” u shpreh Brataj.