Një sasi tritoli është vendosur në derën e efektivit të policisë së Shkodër, Vilson Zhuri.
Kjo ngjarje ka ndodhur në orën 03:30 të mëngjesit në lagjen “Tepe”.
Dy persona të paidentifikuar vendosën një sasi tritoli në derën e shtëpisë së efektivit.
Vilson Zhuri prej dy vitesh është oficer krimesh në njësinë Pult të Dukagjinit.
Ajo që policia dyshon është se kjo ngjarje mund të ketë ardhur si shkak i detyrës. Sipas burimeve policore sulmi me tritol ndaj Vilson Zhurit mund të ketë lidhje me parcelat e drogës në zonën e Dukagjinit.
Kush ia vuri tritolin? Flet polici në Shkodër: Dyshimet i kam tek…