4 efektivë policie arrestuan Islam Sefën, vëllain e Bujar Sefës, i cili dy ditë më parë u dënua me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion për një sërë veprash penale.
Islam Sefa u arrestua pranë Prokurorisë së Posaçme, konkretisht në një lokal 100 metra larg SPAK. Ai u pikas nga agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët e identifikuan të ulur në një bar-kafe dhe njoftuan komisariatin për arrestimin e tij.
Islam Sefa, njësoj si i vëllai, kërkohej për trafik droge dhe ndaj tij kishte masë “arrest në burg” në mungesë, vendosur nga GJKKO, lidhur me një dosje të SPAK për drogë në Gjermani.