Pasditen e sotme një 64-vjeçar u arrestua në Kavajë pasi ka plagosur me thikë dhëndrin e tij.
64-vjeçari me iniciale P.D., gjatë një konflikti për motive familjare ka plagosur me thikë dhëndrin e tij 46 vjeç me iniciale L.D.
Gjatë konfliktit të vajzës së tij me dhëndrin, ai ka ndërhyrë dhe e ka plagosur me thikë atë.
Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit