Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ka reaguar sot në mbledhjen e këshillit bashkiak lidhur me çështjen e rritjes së tarifës së ujit të pijshëm.
Kryetari i Bashkisë sqaroi qytetarët se uji i pijshëm do të kompensohet për familjet me ndihmë ekonomike në masën 5 m3, sasi e mjaftueshme e një familje për nevojat e saj.
“Qeveria shqiptare deklaroi për investime 12.5 milion euro për lagjet kryesore të ujësjellësit të Elbasanit, ne jemi qytetarë të Elbasanit dhe shohim që Elbasani është i gjithi kantier. Për të vazhduar me një projekt tjetër më mbrapa për sistemimin e të gjithë qytetit të Elbasanit me ujë 24 orë”, tha Llatja.
Gjithashtu ai shtoi se këshilli bashkiak i Elbasanit nuk merr vendim për rritjen e çmimit të ujit, por jep pëlqimin dhe më pas ky vendim i takon ERRU.