Në sallën e TKOB po zhvillohen homazhet publike dhe ceremonia shtetërore e lamtumirës për gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare. Figurat më të larta të shtetit, politikës e diplomatë po i japin sot lamtumirën. Shqipëria dhe Kosova sot janë në zi kombëtare.
“Ky është një moment prekës. Ishte gjeniu i penës shqiptare që e ngriti Shqipërinë dhe shqiptarët në majën e letërsisë botërore kur Shqipëria ishte më e izoluar se kurrë, por edhe me sakrificat e tij i parapriu një epoke të re” tha ai.