-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodër/ Asgjësohen 1679 bimë kanabisi

Kryesoret

Janë asgjësuar 1679 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Stacionit të Policisë Theth, në fshatin Gimaj, u gjetën 133 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i këtij rasti, Gj. M., banues në fshatin Gimaj;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Shegan, u gjetën 279 bimë cannabisi. Gjithashtu, u identifikua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, një 17 vjeçar, për kapjen e të cilit, Policia vijon punën;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në fshatin Benë, u asgjësuan 1267 bimë cannabisi. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të këtij rasti.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit