-sidi education-spot_img
14.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abuzimet me fondet e BE-së/ Pas Beqajt arrestohet edhe sekseri Ermal Kurtulaj

Kryesoret

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është arrestuar në orët e para të ditës së sotme. Ai është vendosur në pranga së bashku me dy persona të tjerë, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla.

Beqja nuk është arrestuar për dosjen e Sterilizimit, koncesioni 100 mln Euro që është çuar në gjyq, por për abuzim me fondet e BE-së. Për koncesionin në shëndetësi, Beqja ka pasur një masë shumë të butë, vetëm detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit.

Dyshimet mbi Ilir Beqajn bien për kohën që ka qenë në krye të drejtorisë së Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Një nga dy personat e tjerë që janë arrestuar është Ermal Kurtulaj, koordinator i një projekti me fondet e BE-së, por pronar i një restoranti te Kalaja e Tiranës, pas të cilit dyshohet se fshihej vetë Ilir Beqaj që çonte fondet dhe organizimet pikërisht aty.

Arrestohet Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit