I vetmi deputet që ka reaguar në lidhej me arrestimin e Ilir Beqajt përpara se të niste seanca parlamentare ka qenë Erion Braçe i cili u shpreh se ka parë vetëm lajmet e para.
Ai u shpreh se PS mban një përgjegjësi morale dhe s’ drejtësia duhet të jetë gjithëpërfshirëse pasi nuk ka ende asnjë të dënuar për rastin e 21-janarit dhe Gërdecit.
“Me thënë të drejtën kam parë vetëm lajmet e para, nuk e di duhet ta shoh më në thellësi.
Për sa kohë që bëhet fjalë për vjedhje duhet parë më me detaje. Përtej kësaj patjetër që reforma në drejtësi për këtë u bë për ata që shkelin ligjin.
T’ju sjell në vëmendje që s ka asnjë përgjegjësi për 21 janarin ku u vranë njerëz nuk u vodhën lekë dhe për Gërdecin ku u vranë njerëz nuk u vodhën lekë dhe natyrisht për gjëra akoma dhe më të rënda që kemi sot se për këdo që abuzon me ligjin rruga është e hapur.
Partia socialiste dihet të mbajë një përgjegjësi morale dhe po e mban dhe gjithsesi secili do marri përgjegjësinë se jemi dhe në një garë elektorale.
PS është e angazhuar në një proces më të të thellë reformimi. Dua të them që drejtësia është gjithëpërfshirëse duke nisur që nga ngjarjet më të rënda sidomos kur bëhet fjalë për jetë njerëzish që s’ka të drejtë ta marri askush, këtu pushteti ka marrë jetë njerëzish.” u shpreh Braçe.