-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Beqajt, Tabaku: Turp i madh, jeni të zhytur në llumin e korrupsionit

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida tabaku u shpreh se është një turp i madh që Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorim të fondeve të BE. Tabaku tha se ata që kanë pasur pozicione vendimmarrje janë të zhytur në korrupsion.

Beqaj është për shpërdorim të fondeve të BE dhe shyqyr që fusin fjalën integrim në çdo fjali dhe shyqyr që përmendim procesin e integrimit në çdo fjalim në parlament. Të na thoni neve që ju keni flamurin e luftës ndaj korrupsionit, ku jeni të zhytur të gjithë, ata që kanë qenë në vendimmarrje të gjithë në llumin e korrupsionit, për mua kjo është e papranueshme. Për të gjitha këto unë kam folur dhe jam sulmuar.

Kam folur për Ilir Beqajn dhe janë ngritur dy ambasador dhe janë larguar nga takimi me Ilir Beqajn dhe ju e vutë atje dhe sot ai është turp i madh. Ilir Beqaj është turp i madh dhe dyfish më i madh, kur lajmi bëhet për shpërdorim fondesh të BE. Për këtë jeni ju që mbani përgjegjësi dhe nuk ka komision që ju shpërlan nga ky turp”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit