Autoritetet britanike kanë arrestuar një 26-vjeçar shqipatr i identifikuar si Albi Alushi.
26-vjeçari punonte si kopshtar në një fermë kanabisi Rhondda Cynon Taf.
Ai u arrestua në kohën kur ai ndodhej në dhomën ku kultivohej kanabis.
Në një deklaratë përmes avokatit të tij, Alushi ka thënë në polici që “Kam mbërritur në Britaninë e Madhe në tetor 2021 me një gomone nëpërmjet portit francez të Calais përpara se të mbërrija në Dover. Më duhej të paguaja 10,000 £ te një arab për të lehtësuar udhëtimin tim, unë kisha marrë hua nga huamarrës në Shqipëri deri afërsisht një muaj më parë, kur u kontaktova nga një bandë shqiptare dhe më kërcënuan të punoja për ta për të paguar borxhin e tyre duke lehtësuar udhëtimin tim për në Mbretërinë e Bashkuar dhe më thanë të kujdesesha për bimët e kanabisit tani jam jashtëzakonisht i frikësuar për sigurinë time dhe për familjen time në Shqipëri”.
Prokuroria e çështjes ka pranuar se shqiptari kishte një rol të vogël në ushtrimin e këtij aktiviteti dhe e ka dënuar me 12 muaj burgim.