Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar mëngjesin e sotëm për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Arrestimi u krye nga Policia e Tiranës pas urdhër-arrestit të lëshuar dhe konfirmuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme, që miratoi kërkesën e SPAK.
Arrestimi i Beqajt është kryer në lidhje me një hetim për abuzim të fondeve të BE-së për një restorant në qendër të Tiranës që dyshohet se ka lidhje me Ilir Beqajn.
Sa i përket këtij hetimi, janë lëshuar disa masa sigurie total nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, prej të cilave janë 3 janë arrest në burg dhe pjesa tjetër arrest në shtëpi. Kështu, bashkë me Ilir Beqajn janë arrestuar edhe Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla.