-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘E kallëzuam në SPAK që në 2020’, Shabani pas arrestimit të Beqajt: Suksese në jetë!

Kryesoret

Drejtuesi i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Shabani u shpreh se Nisma Thurje e kishte kallëzuar në SPAK, Ilir Beqajn për abuzimin që ai kishte bërë me tasat e shqiptarëve.

Në postim ai shkruan se tani ka ardhur koha që SPAK t’i urojë hajdutëve 2-metroshë suksese në jetë.

“Suksese në jetë!
Në vitin 2020 Nisma Thurje kallëzoi në SPAK Ilir Beqajn, për abuzimin me taksat e shqiptarëve.
Por një vit më vonë Edi Rama e vendosi atë në krye të agjensisë që menaxhonte taksat e qytetarëve evropianë.
Sot SPAK ka konfirmuar se ai ka vjedhur si paratë shqiptarëve, ashtu edhe të evropianëve.
Por në burg është vetëm 2-metrorshi Beqaj.
Në fakt, në atë qeli duhet të shkojë një orë e më parë edhe 2-metrorshi Rama, i cili ishte në dijeni të plotë se kujt po ja varte në qafë vargun e kumbullave.
Ka ardhur koha që shqiptarët, dhe jo vetëm SPAK-u, t’i urojë hajdutëve 2-metrorësh ‘Suksese në jetë!” nga kutia e votimit.” shkroi Shabani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit