Ministria e Shëndetësisë, Albana Koçiu në një interpelancë të kërkuar nga ana e opozitës në spitalin Onkologjik tha se kjo çështje po politizohet dhe se përgjegjësitë për këtë rast kanë emra dhe fytyrë, ndërsa shtoi se qeveria reagoi siç duhej.
Ajo tha se do të jetë e ndaluar që mjekët që janë pjesë e spitaleve shtetërore, të kenë të njëjtët pacientë dhe në klinikat e tyre private.
“Dua të sjell reagimin e qeverisë, dhe të kryeministrit, që tregoi dhe reagimin, me devizën punë dhe nder. Ne nuk i shmangemi përgjegjësive, apo që t’i shmangemi atyre. Kjo gjë ka ndodhur me të shkuarën. Kjo ndodhi me një grup individësh që abuzuan tek Onkologjiku. Faji ka emër dhe fytyrë. Mjekët e punësuar në sektorin publik apo punojnë në klinika private, duhet të marrin autorizim apo leje nga titullari ku punojnë. Do të ndalohet ligjërisht që një mjek të ndjekë në të njëjtën klinikë private që ka hapur, dhe që i ndjek në shtet. Kjo është praktikë e toleruar përgjatë këtyre viteve. Masat disiplinore do të ashpërsohen edhe më tej.
Rasti i Onkologjikut nuk mundet që të mohojë gjërat e mira që janë kryer në QSUT.”, tha ajo