Ditën e sotme demokratët euroatlantikë zhvilluan mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Aty ata diskutuan rreth pikave për vijimin e aksionit politik.
Në rezolutën e miratuar demokratët euroatlantikë nuk do të heqin dorë nga iniciativa për rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin për vulën.
Gjithashtu dhe për kërkesën për zbardhjen sa më të shpejt të vendimit të Gjykatës së Apelit.
Demokratët Euroatlantik mbeten të angazhuar që shqiptarëve t’u paraqitet alternativa e tyre në zgjedhjet e ardhshme me çdo kusht.