Pasditen e sotme një zjarr i madh ka rënë në Llogara.
Menjëherë shërbimet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë prej disa orësh po digjet kodra me shkurre në Gjilekë të Dhërmiut dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë me helikopter për shuarjen e zjarrit.
Nga e era e fortë rrezikohen të digjen rreth 30 banesa.