Sot do të hapet tuneli i Llogarasë, që pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga tuneli i Llogarasë, që e ka konsideruar një vepër historike. Kreu i qeverisë shprehet se tuneli do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.