-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Turizmit ngriti shqetësimin për prokurimin e aktivitetit 2 herë me fondet e BE-së

Kryesoret

Në dosjen e prokurorisë për hetimet e fondeve të SASPAC ministria e Turizmit shpreh shqetësim për prokurorimin e një aktiviteti për të cilën është hapur edhe nga agjencia por edhe nga vete ministria.

Kjo zbulohet në bisedat që Ermal Kurtulaj bën më Bledar Lekën, ekspertin e kontraktuar, rezulton se flasin për shqetësimin e Ministres ne lidhje me kontratën.

Konkretisht biseda e datës 20-03-2023 14:13:27 mes A (Ermal Kurtulaj) dhe Speaker B  (Bledar Leka), me përmbajtje:

A: O Bledi?

B: He mo vlla ? Ça bere?

Gazetari denoncon skandalin/ QSUT “fiku” pajisjen e Embolizimit, operacionet deri në 100 mijë  euro vetëm tek privati

A: Mire, ca bone ti?

B: Hiç, ja me kto takimet, ishim me ministren deri vone.

A: Po pra, po i ka shkrujt atit “po un jam zbuluar, kontrata”, seç i thotë i gjo. Po nejse. Gjithsesi.

B: Kush?

A: Po ministrja mo burr.

Sipas SPAK shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas  çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landëays  International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim Alfred Nikolli./OraNews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit