Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizmin e marrëdhnëieve për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.
Dy takimet e fundit në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë dhe në nivel kryenegociatorësh të të dyja palëve që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.
Bashkimi Evropian pret komentet e palëve për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces.
Por analistë shqiptarë e serbë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës, nuk kanë pritshmëri se brenda një periudhe të shkurtër mund të shënohet përparim në tejkalimin e dallimeve ndërmjet palëve.
“Nuk duhet të jemi shumë optimist dhe të presim ndryshime të mëdha pasi që edhe në verën e kaluar kishte diskutime pikërisht për planin e sekuencimit dhe zbatimit të marrëveshjes por se nuk prodhuan shumë rezultat sepse palët kanë dallime fundamentale. Serbia kërkon që Kosova fillimisht të zbatojë në plotni dakordimin e saj për themelimin e Asociacionit, ndërsa Kosova kërkon që të shkohet hap pas hapi ashtu që Kosova të bëj një hap për Asociacionin dhe Serbia një hap për njohjen de facto”, thotë Besar Gërgi nga Grupi për Studime Juridike e Politike. Për më shumë kliko KËTU