Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke shprehur kritika të ashpra për performancën e kësaj të fundit gjatë qeverisjes.
Ajo e akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për paaftësi dhe përmos realizimin e pritshmërive që qytetarët kishin pas zgjedhjes së saj në pushtet.
“Si paska mundësi që opozita ju ka bllokuar për të bërë punë të mira për këtë vend, kur i keni 66 deputetë në Kuvend? Shumicë solide. Si ju ka bllokuar opozita që ka votuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën? Që i ka votuar zgjatimet buxhetore. Diçka që ju nuk e keni bërë kurrë sa ishit në opozitë. Hajde, tregoni”, tha Çitaku, duke përfunduar: “Të paaftë.”
/5pyetjet.al









