Duke filluar nga data 6 korrik për të gjithë emigrantët që jetojnë në Itali do të kenë mundësi të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet me Shqipërinë.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali do të përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe barrë lindja, sigurimin e papunësisë.
Që nga data 6 korrik shqiptarët në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në shtetin italian dhe atë shqiptar duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet.
Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë.