Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari vazhdoi denoncimin e dhënies së godinave shtetërore në Tiranë për ndërtimin e kullave nga investitorë privatë. Sipas tij, kjo është një mundësi pasurimi për miqtë e Edi Ramës.
“Plani jo transparent që ka Edi Rama për godinat shtetërore, i fshehur pas një emërtimi si; energjizimi i qytetit, është në fakt një aferë e re, një farsë me fitues të paracaktuar, një mundësi pasurimi për miqtë e tij.
Të parat godina shtetërore që janë në listën e Ramës për t’u shndërruar në grataçela, janë ajo e ATSH-së, e Aviacionit Civil, e Kadastrës dhe e Trajtimit të Pronave.
Sipas thirrjes qe Korporata e investimeve me një njoftim gjysmak dhe jo me të dhëna të plota, katër zonat më të shtrenjta në trojet më të lakmuara të Tiranës futen në një procedure me negocim, pra pa transparence, pa garë.
Behët fjalë për 130 mijë metra katrorë ndërtim, ku shteti, merr më pak se sa do të merrte një pronar toke, në këto zona. Shteti përfiton më pak se 35 përqind të ndërtimit.
Sot, në Tiranë, ne këto zona të lakmuara ajo që pronari i tokës përfiton është të paktën 45 përqind.
E para gjë që bie në sy në këtë projekt jo transparent, është se Kryeministri sillet si pronar i këtyre godinave. Ato nuk janë prona të Edi Ramës” tha ai.