-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Procedura dhe afati/ Ja si të aplikoni në universitete

Kryesoret

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu publikoi sot kalendarin e procedurave për aplikimin në universitete për vitin akademik 2024-2025. Manastirliu bën me dije se procesi i aplikimit dhe regjistrimit realizohet online në portalin universitar “U Albania”. Sipas kalendarit të publikuar, faza e parë nis më 15 korrik dhe mbaron në 29 korrik dhe është faza e pagesave të tarifave.

Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania.

Pagesa kryhet deri në 29 korrik 2024. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 29 korrik 2024, në portalin U-Albania. Më tej, realizohet aplikimi online dhe për këtë periudha e përcaktuar është 30 korrik-4 gusht.

Në këtë periudhë gjashtë ditore, maturantët zgjedhin 10 programe studimi. Më 28 gusht është faza e ankimimit. Më 30 gusht-13 shtator është faza e regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, ndërsa do të ketë publikim real të renditjes dhe në fund faza e çregjistrimit, për të cilën është caktuar një kohëzgjatje prej dy ditësh nga 14-15 shtator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit