Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë takim me punonjësit e Policisë Vendore dhe Kufitare në Portin e Vlorës.
Gjatë takimit Balla u shpreh se këtë sezon po presim shumë vizitorë dhe takimi parë dhe i fundit i turistëve të huaj është me policinë kufitare.
“Duhet të garantojmë që çdo pushues të ndjehet i sigurt në çdo pjesë të Vlorës deri në Sarandë, duket garantuar që çdo shkelës kryesisht me mjete motorike ujore, të mos i afrohen për asnjë moment plazheve. Perimetri i sigurisë të garantohet”, tha Balla.
Gjithashtu ai i falënderoi të gjithë për punën e tyre si dhe u garantoj që do të bëjë më shumë për trajtimin e duhur financiar.