-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperaturat e larta, Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve: Zjarrëvënia e qëllimshme rrezikon 15 vite burg

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes iu ka bërë thirrje qytetarëve që këto ditë ku temperaturat janë shumë të larta të kenë kujdes.

Forcat e Armatosura dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile do të jenë në gatishmëri në terren për çdo rast.

Gjithashtu Ministria ka bërë thirrje që të shmanget zjarrëvënia e qëllimshme pasi kjo vepër dënohet deri në 15 vite burg.
‘Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta!

Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.

Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal.

Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.

Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.

Në rast emergjence kontakto:

-127

-128

-129

Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile’, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit