Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me operacionet e 24 orëve të fundit të strukturave policore.
Balla tha se rezultatet e dukshme rrisin çdo ditë besimin e publikut tek uniformat blu.
“Reagimi në kohë i Policisë së Shtetit në parandalimin e konflikteve me pasoja, operacionet sistematike “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po rritin besimin e qytetarëve përditë e më shumë. Përgëzime Policisë së Shtetit Fier, Velipojë dhe Korçë, për rezultatet e 24 orëve të fundit”, shkruan Balla.