-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Si u zgjerua skandali i mikrokredive pas kallëzimeve në Prokurori

Kryesoret

Një ditë  vdekjes së tij tragjike, Pal Trashaj besonte ende te drejtësia.

Pas denoncimeve të shpeshta publike dhe zyrtare për një skemë mashtrimi me mikrokreditë, 63- vjeçari nga Lezha kapërceu më 2 korrik portën e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë në kërkim të një takimi me një oficer të Byrosë Kombëtare të Hetimit.   kërkonte të dinte se ç’kishte ndodhur me denoncimin e tij.

Sipas një njoftimi të SPAK, oficeri i informacionit i kërkoi Trashajt që të priste. Por Trashaj nuk u kthye më dhe pak orë më vonë piu fostoksinë në shenjë proteste në oborrin e SPAK – helm që i shkaktoi vdekjen një ditë më pas.

Kalvari i Trashajt nisi 16 vjet më parë me marrjen e një kredie prej 550 mijë lekësh në institucionin financiar NOA për zgjerimin e sipërmarrjes së tij të vreshtarisë. Por në vitin e katërt të kredisë ai humbi punën dhe u përball me vështirësi për të paguar.

Në një letër dërguar NOA-s në nëntor të vitit 2011 të cilën  e disponon, Trashaj kërkonte dëshpërimisht shtyrjen e pagesës së këstit për shkak se ishte i papunë dhe kishte tre fëmijë në universitet.

“Më duhet të paguaj masterin 65 mijë lekë të njërit prej fëmijëve, ndaj kërkoj shtyrjen e këstit për në datat 7-10 dhjetor,” thuhet në letër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit