Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani zhvilloi sot një takim me gazetarët për çështje të ndryshme, mes tyre edhe ajo e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Dumani ka deklaruar se “ka procedime në Prokurorinë e Posaçme për inceneratorët dhe deklaratat e Ahmetajt për Rai 3 po verifikohen”.
Më tej ai ka theksuar se ”që ditën që kemi bërë kërkesën për ekstradim jemi në pritje në pritje të përgjigjes nga autoritetet zvicera”.
Ndaj Ahmetajt rëndojnë tre akuza, “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”. SPAK e akuzon se ka marrë përfitime të drejtpërdrejta e të tërthorta për koncesionet e 3 inceneratorëve, nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.