Gjykata e Lartë ka caktuar ditën e nesërme, 9 korrik për të zhvilluar seancën gjyqsore për çështjen e ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.
Prokuroria e Apelit ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë e cila ka caktuar për nesër më 9 korrik seancën gjyqësore ndaj tij.
Prokurori që ka bërë kërkesën është kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Gent Xholi, ndërsa relator është Ilir Panda.
Ai u arrestua vitin e kaluar për qëllim ekstradimi dhe procesi i tij gjyqësor zgjati mbi 70 ditë.