Prej orës 11:00 po vazhdon mbledhja e komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi. Ditën e sotme do të dëshmojnë Endrit Shabani dhe Pano Soko nga Nisma Thurje, ndër të parët që kanë denoncuar jo vetëm në media por edhe në SPAK koncesionin e Sterilizimit dhe Check-up-it.
Shabani tha se qëllimi kryesor është të zbardhet se cfarë ka ndodhur me fondet në shëndetësi dhe si mund të pengohet abuzimi i tyre.
“Jemi bashkë për ta zbardhur se cfarë kanë ndodhur dhe si mund të pengojmë abuzimet që bëhen me fondet që shkojnë për shëndetësinë.
Në dhjetor të 2019, Nisma Thurje ju drejtua SPAK për të hetuar kontratën për Sterilizimin. Në atë kohë sapo kishte filluar pandemia, e cila ende nuk kishte ardhur te ne, por ishte një shqetësim i madh nëse janë spitalet tona për të përgatitur këtë sfidë.
Argumentet kryesore që ne patëm në atë kohë, kishin të bënim me skemën e privatizimin të shërbimeve publike. Ishte një skemë që i jepte për 10 vite një privati pa një konkurrim publik.
Argumenti që jepej në atë ishte se privati ishte me eficent. Ne kishim parë deri në 2019 që megjithëse me informacion që raportohej koncesioneri do të harxhonte 12 milion euro, ne po harxhonim 17 milion euro.
Argumenti tjetër kishte të bënte me ekspertizën dhe thuhej që privati ishte me i specializuar, ndërkohë që ne shikonim se ata koncesionar që ishin me ekspert se shteti, ishin rrobaqepës.
Për ne ishte simbolike që ta godisnim këtë aferë në SPAK për të parë nëse vërtet kishin të bënim me abuzim apo me skemë të drejtë.
SPAK deri më tani na ka dhënë të drejtë, duke sjellë ndëshkimin e atyre që kanë abuzuar” tha ai.