Policia e Ternit në Itali kundër shpërndarësve të drogës ka identifikuar dhe ndaluar një organizatë kriminale të përbërë nga shtetas shiptarë, rumunë dhe italianë.
Dhjetë persona kanë përfunduar në burg në orët e para të ditës së sotme dhe për 2 prej tyre është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Janë vëzhguar transporte të shumta lëndësh narkotike, me sasi të mëdha kokaine që subjektet e hetuar kanë arritur të fusin në zonën e Ternit, edhe nga jashtë qarkut. Qarkullimi i provuar nga hetuesit rezultoi i konsiderueshëm, pra në rendin e disa kilogramëve kokainë në muaj.
Ndërmjet viteve 2022 dhe 2023, duke filluar nga identifikimi dhe arrestimi më pas i disa tregtarëve të vegjël droge, njësia hetimore e Ternit kreu një hetim të detajuar që bëri të mundur gjurmimin e një organizate kriminale të përbërë nga shtetas shqiptarë, rumunë dhe italianë.
Grupi përdorte shtëpinë e personit më të rëndësishëm (42-vjeçari me origjinë shqiptare E.O, banues në zonën e Borgo Rivo) si bazë për ruajtje, paketim dhe transferim tek bashkëpunëtorët, më pas filloi shitja me pakicë.